Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Kolovicë
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit L.H., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G. dhe B.K., të cilët gjenden në arrati, kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë në “Kolovicë” të Prishtinës. Gjyqtari i procedurës paraprake ka thënë se masa e paraburgimit është caktuar në harmoni ligjin. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës më 26 mars vdiq Egzon Haliti nga Podujeva (30), pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit Zejnie Gashi (48), e cila ndërroi jetë të mërkurën në QKUK. Prokuroria bëri të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024