Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezerva shtetërore
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi, të njëjtëve iu  ka  caktuar  masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurit I.L dhe H.G për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i pandehuri R.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar të premten bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre persona me inicialet Ridvan Muhamrremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Prokuroria Speciale ka njoftuar  se tre personat e arrestuar, dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

https://kosovapress.com/admin/perfundon-seanca-ndaj-te-dyshuarve-ne-rastin-rezerva-shteterore-pritet-te-vendos-gjykata/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024