Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit S.G., për dhunim në Gjakovë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit S.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Në komunikatë thuhet se sipas kërkesës, “me datën 12 nëntor 2023 rreth orës 17:30, në Gjakovë, e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, këtu të dëmtuarën ....... ......., në atë mënyrë që nën kërcënimin e thikës të cilën i pandehuri e mbanë në dorë, e zhvesh të dëmtuarën dhe e detyron që të kryej akt seksual pa dëshirën e saj dhe më pas e dëmtuara e paraqet rastin në polici”.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Dhunimi” të sanksionuara me  Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale”, thuhet në njoftim.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 13 nëntor 2023 dhe do të zgjasë deri më 12 dhjetor 2023.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024