Një muaj paraburgim ndaj serbit për krime lufte kundër shqiptarëve
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, i dyshuar se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile. J.SH. u arrestua dje nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe ishte ndaluar për 48 orë. Gjykata vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi ekziston rreziku që i pandehuri të arratiset dhe t’i shmanget ndjekjes penale. Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024