Një kompani belge po zhvillon një ilaç kundër Covid-19 nga antitrupat lama
Lexohet për: 1 min.
COVID-19 Shqiperi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kompania belge ExeVir nënshkroi sot një marrëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) për një kredi prej 25 milionë eurosh për investime në zhvillimin e një ilaçi kundër virusit korona, bazuar në nano-antitrupat e prodhuar nga lamat.

Ky financim, i miratuar si pjesë e përgjigjes së EIB ndaj Covid-19, është pjesë e programit të kërkimit dhe inovacionit të Bashkimit Evropian Horizon 2020, veçanërisht InnovFin Infectious Diseases Research Facility.

Antitrupat me prejardhje nga lama "gjenerojnë antitrupa shumëspecifik për profilaksinë dhe trajtimin e sëmundjeve infektive" dhe financimi i EIB do t'i mundësojë ExeVir të avancojë produktin e tij kryesor, KSVR012, në provat klinike për Covid-19, tha EIB.

ExeVir synon ta sjellë këtë produkt në treg në vitet e ardhshme dhe të zgjerojë ofertën për sëmundje të tjera infektive si pjesë e strategjisë së tij të gatishmërisë ndaj pandemisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024