Një i vdekur e 241 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
COVID-19 Shqiperi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ku në krahasim me ditët e tjera kanë rënë infektimet ndërsa ka pasur vetëm një humbje jete.

Nga 1173 testime kanë rezultuar 459 persona të infektuar dhe janë shëruar 241 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 314.812 që nga fillimi i epidemisë.

Më së shumti raste të reja në 24 orët e fundit janë konfirmuar në Tiranë – 206. Janë 3.421 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73-vjeçe.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 321.804 raste pozitive, prej tyre 314.812 janë shëruar, 3.421 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.571 pacientë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025