Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person është plagosur si rezultat i të shtënave me armë zjarri sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 20:15 dhe se personi i plagosur është dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, Policia e Kosovës po vazhdon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024