Një i plagosur në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
PRishtina qyteti
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person nën rrethana ende të pasqaruara mirë është plagosur sot në rrugën “Anton Çetta” në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot rreth orës 06:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta”. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e  nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025