Një grua vdes pas sulmit nga qeni në Angli
Lexohet për: 1 min.
gruaja sulmohet nga qeni
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 34-vjeçare ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen.

Policia e Essex tha se oficerët u thirrën në një adresë në Southend nga shërbimi i ambulancës në orën 23:30 të hënën.

Gruaja u dërgua në spital me “lëndime të rënda”.

Ajo vdiq në Spitalin Mbretëror të Londrës në orët e para të së mërkurës.

Policia tha se qeni i përfshirë në incident është sekuestruar dhe nuk është një racë e ndaluar.

Dy qen u sekuestruan nga adresa, por vetëm njëri prej tyre besohet të jetë përfshirë në incident, tha policia./skynews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025