Një dëshmi e fuqisë së edukimit në Prishtina Mall- Superfinalja e Garës së Robotikës
Lexohet për: 2 min.
COVER-PHOTO
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më 16 shtator 2023, Prishtina Mall ishte nikoqire e Superfinales së Edicionit të Pestë të Garës së Robotikës – Kosova Makers League Open 2022-23. Gara mblodhi së bashku 86 ekipe dhe mentorët e tyre për të konkuruar me robotin e tyre të preferuar micro:Maqueen Plus.

Mbështetja e Garës së Robotikës dëshmon se Prishtina Mall përkrahë nxënësit, arsimin edhe edukimin e tyre përtej kurrikulave bazike në shkolla. Kjo garë u ka ofruar nxënësve mundësinë të mësojnë rreth robotikës, kodimit dhe zgjidhjes së problemeve në mënyrë kreative.

Gara e Robotikës është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit të Prishtina Mall për të mbështetur komunitetin. Qendra tregtare është e përkushtuar për të ofruar një hapësirë ku njerëzit mund të bashkohen për të mësuar dhe argëtuar. 

Super Finalja e Garës të Robotikës ishte një ngjarje emocionuese. Dhe të gjithë nxënësit që garuan treguan vendosmëri të madhe, kreativitet dhe punë ekipore. Prishtina Mall është krenare që i përkrah këta studentë të talentuar dhe mentorët e tyre.

Prishtina Mall qëndron si simbol i mbështetjes për arsimin, inovacionin dhe potencialin e pakufishëm të rinisë sonë. Kjo Superfinale e Garës së Robotikës në Prishtina Mall nuk ishte vetëm një kulm i punës së palodhur dhe përkushtimit; ishte një dëshmi e fuqisë së arsimit dhe mbështetjes së komunitetit.

Për edukimin, fëmijët dhe argëtimin - ku tjetër veç në Prishtina Mall.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024