Një delegacion i FIFA-së viziton së shpejti Kosovën
Lexohet për: 2 min.
Gianni Infantino - Presidenti FIFA (21 of 28)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po merr pjesë në Kongresin e 48 të Unionit Evropian të Futbollit (UEFA) në Paris dhe në 70 vjetorin e themelimit të saj, e ku ka zhvilluar takime me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Takimi me presidentin e UEFA-s, Çeferin, ka qenë i karakterit informues, ku presidenti Ademi e ka informuar rreth zhvillimeve në FFK dhe projektet që janë në proces të zhvillimit dhe ato që pritet të realizohen. Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve është përqendruar për stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të bëhet ndërrimi i fushës në hibrid, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pritet që marrëveshja mes dy institucioneve të nënshkruhet së shpejti dhe të fillojnë punimet në këtë projekt, me synim që stadiumi të jetë i gatshëm për ndeshjet zyrtare të Kombëtares së Kosovës.

Në takimin me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, Ademi ka prezantuar projektet e FFK-së që janë nën mbikëqyrjen e FIFA-s, e ku brenda pak ditëve një delegacion i FIFA-s pritet të vizitojë Kosovën për të parë nga afër zhvillimin e projekteve dhe të futbollit në vendin tonë.

Në punimet e Kongresit të UEFA-s u miratuan ndryshimet në statutin e UEFA-s, raporti financiar, si dhe u caktuan anëtarët e Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe Shoqatës së Ligave Evropiane, të cilët do të shërbejnë në Bordin e Drejtorëve të UEFA-s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025