Një burrë e një grua me shtetësi të Kolumbisë arrestohen nën dyshimin për disa vepra mashtrimi
Lexohet për: 1 min.
kembimore
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të mashtrimit, si dhe ka sekuestruar një sasi të parave të cilat dyshohet se janë përfituar duke kryer vepra mashtrimi.

“Personat e dyshuar: mashkull 47 vjeç, shtetas i Kolumbisë dhe femër  28 vjeç, shtetase e Kolumbisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.  Personat e arrestuar dyshohet të kenë marrë nga ankuesit (punëtor të këmbimoreve) shuma të ndryshme parash duke i mashtruar (gjatë ri-numërimit kanë fshehur një shumë parash derisa kanë qenë duke i konvetruar)”, thuhet në njoftim të policisë.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi edhe jashtë rajonit të Prishtinës, si dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

“Kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024