Një 76-vjeçar vret veten në Prizren
Lexohet për: 1 min.
Policia e Kosovës 2021 (5)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person i moshës 76-vjeçare ka bërë sonte vetëvrasje në rrugën  “Besim Behluli” në Prizren.

Vesel Gashi, zëdhënës i policisë rajonale për Prizren, tha për KosovaPress se dyshohet se vetëvrasja është kryer me armë zjarri-pistoletë.

“Sot, më datë 21 dhjetor 2023, rreth orës 18:18 është raportuar se në rrugën  “Besim Behluli” në Prizren, një person mashkull, i moshës 76-vjeçare ka kryer vetëvrasje. Dyshohet se vetëvrasja është kryer me armë zjarri-pistoletë”, ka thënë Gashi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas mbledhjes së provave dhe dëshmive, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “vetëvrasje”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025