Nisin punimet për asfaltimin e rrugës që do ta lidhë Kullën e Lirisë me Memorialin e Reçakut
Lexohet për: 2 min.
Aliuu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemaj Aliu ka njoftuar se ka nis fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës te Kulla e Lirisë, që e lidhë këtë lokacion me Memorialin e Reçakut.

Kryetari Aliu ka publikuar në Facebook pamje me video, duke thënë se këtë zotim në vlerë 370 mijë euro po e realizojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.

"Jashtëzakonisht i lumtur që me bashkëqytetarë të lirisë e sakrificës, pikërisht në Reçakun plot krenari e flijim, të marr pjesë në fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës te Kulla e Lirisë, që e lidhë këtë lokacion me Memorialin e Reçakut. Këtë zotim në vlerë 370 mijë euro po e realizojmë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.Dëshmorët e veteranët tanë janë flamurtarët e lavdisë së popullit tonë dhe heroizmi i tyre i pashoq ka qenë vendimtar për lirinë tonë që e gëzojmë sot e mot. Përkujdesja për vlerat e luftës është obligim yni qytetar, moral, kombëtar e institucional dhe ne do ta implementojmë misionin e tyre.Urime banorëve dhe të gjithë qytetarëve të Komunës sonë", shkruan Aliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024