Nisin punimet, Kurti: Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, nevojë e kamotshme për Llapin
Lexohet për: 2 min.
foto rrugaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është bërë inaugurimi i fillimit të punimeve të rrugës Prishtinë-Podujevë, projekt ky që kap vlerën rreth 35 milion euro që pritet të përfundojë brenda një viti.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të bëjnë çfarëdo që nevojitet që kjo rrugë të përfundojë sa më parë.

Sipas Kurtit, ngecja e madhe në këtë rrugë më herët ka ndodhur për shkak se kanë hyrë në ekzekutim punimet pa planifikim e pa përgatitje.

"Rruga Prishtinë-Podujevë është e vjetër gjysmë shekulli dhe ka qenë nevojë e kamotshme e trevës së Llapit që të lidhet me kryeqytetin në mënyrë efikase të shpejtë dhe të sigurt dhe do të bëjmë çmos që kjo rrugë të përfundoj sa më parë”, tha Kurti.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, derisa ka treguar më shumë detaje për projektin ka theksuar se përvojat nga e kaluara kanë treguar që është shumë e rëndësishme që proceset e shpronësimit të kryhen para se të fillojnë punët, pasi që sipas tij, një ndër element e zvarritjeve në projekte janë elemente e shpronësimit.

Ndërsa, zëvendësministri, Hysen Durmishi tha se një pjesë e ekipeve do të punojnë edhe natën në mënyrë që të mos ketë pengesa në komunikacion, duke shtuar se ky projekt do të përfundoje para afatit të planifikuar.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është shprehur i lumtur me fillimin e këtij projekti, pasi që sipas tij e njëjta rrugë ka shkaktuar vështirësi në qarkullim për shkak numrit të madh të automjeteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024