Nisin përgatitjet për krijimin e shërbimit të kardiokirurgjisë së fëmijëve në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
295537646_364328425870979_8351364951438302775_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi gjatë një takimi sot me ambasadorin e Italisë në Prishtinë Antonello De Riu, kanë biseduar për krijimin e programit të kardiokirurgjisë së fëmijëve në Kosovë dhe përkrahja nga shteti italian për realizimin e këtij objektivi tejet të rëndësishëm.

Latifi falënderoi ambasadorin De Riu dhe shtetin italian për ndihmën e dhënë deri më tani në sektorin e shëndetësisë, dhe për aktivitetet përkatëse për krijimin e këtij shërbimi të nivelit të lartë për kujdesin shëndetësor të fëmijëve tanë.

Ministri Latifi dhe ambasadori De Riu u dakorduan që të gjitha procedurat për dërgimin e ekipit kosovar mjekësor për trajnim në Itali si dhe përgatitjet për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për këtë qendër të përfundohen gjatë fillimit të vjeshtës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025