Nisin bisedimet direkte, sulmuesi i Chelseat drejt Barcelonës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nisin bisedimet direkte, sulmuesi i Chelseat drejt Barcelonës
Ylli i Chelseat, Joan Pedro, është ngjitur në krye të listës së ngushtë të transferimeve të Barcelonës për pozicionin e sulmuesit, duke tejkaluar Julian Alvarez për shkak të vështirësive në rritje në marrëveshjen për lojtarin e Atletico Madridit.
Me brazilianin 24-vjeçar që shihet tani si objektivi numër një, drejtori sportiv i Barçës, Deco, ka fluturuar për në Londër për të zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e tij.
Duke u bazuar në këtë, Mundo Deportivo raporton se agjenti i Joao Pedro ka mbërritur sot në Londër nga Brazili me një axhendë të ngjeshur që përfshin takime me përfaqësuesit e Chelseat dhe Barcelonës.
Një nga objektivat kryesore të udhëtimit të agjentit është të takohet me zyrtarët e Chelseat dhe të kuptojë planet e klubit për sulmuesin.
Ndërkohë, Joao Pedro mbetet nën kontratë në Stamford Bridge deri në vitin 2033, pasi Chelsea e nëshkroi atë nga Brighton pët 63.7 milionë euro më pak se një vit më parë.
Joao Pedro pati një sezon mbresëlënës me Chelsean, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë gjashtë asiste në 48 paraqitje në të gjitha garat.
KosovaPress