Niset drejt Pekinit ekipit i dytë olimpik i Kosovës
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Grupi i dytë i ekipit olimpik të Kosovës është nisur sot drejt Pekinit të Kinës, ku edhe do të zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore nga data 4 deri më datën 20 shkurt.

Pjesë e këtij grupi janë presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti zyrtari ndërlidhës për çështje të Covid 19, Jeton Beqiri, anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi dhe përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi, përcjell KosovaPress.

Në këtë Olimpiadë Dimërore Pekin 2022, Kosova përfaqësohet nga dy skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, të cilët udhëtuan drejt Pekinit të dielën, ndërsa tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për garat që i presin.

Albini garon në katër disiplina të skijimit alpin si: sllallom, sllallom i madh, lëshim dhe kombinim alpin, ndërsa Kiana në disiplinën e sllallomit të madh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024