Ka nisur gara për Maratonën e Tiranës. Ora 09:00 shënoi startin për vrapuesit në eventin më të madh sportiv që po mbahet në kryeqytet, fillimisht në garën 21 kilometra.
Në edicionin e 6-të të Maratonës së Tiranës do të marrin pjesë më shumë se 3200 pjesëmarrës nga 41 shtete. Lajmin e bëri me dije disa ditë më parë Shefi i qarkullimit në Policinë Bashkiake të Tiranës dhe Përgjegjësi për logjistikën dhe itinerarin e garës në Mirëmëngjes Shqipëri.
Policia Bashkiake me anë të një njoftimi u bëri apel qytetarëve se gjatë ditës së sotme, nëse do duan të lëvizin të nxjerrin automjetet jashtë perimetrit ku do të zhvillohet gara përpara orën 08:00. Policia Bashkiake sqaroi se rrugët do të mbeten të bllokuara deri në orën 16:00.
Edicioni i 6-të i këtij aktiviteti, i cili tashmë është kthyer në një traditë, organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar.
Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Maratonë e plotë (Marathon) janë si më poshtë:
Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 5000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Gjysmë-Maratonë (Half Marathon) janë si më poshtë:
Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
Çmimi i vendit të parë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 800 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 600 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë we Too janë si më poshtë:
Çmimi i vendit të parë për kategorinë we Too do të jetë 500 Euro.
Çmimi i vendit të tretë për kategorinë we Too do të jetë 300 Euro.