Votimi në Pejë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Foto live Peje
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Në Qendrën e Votimit “Lidhja e Prizrenit “ në Pejë tashmë kanë nisur të votojnë qytetarët.

Në këtë qendër të votimit e cila ka gjithsej pesë vendvotime kanë të drejtë vote 4393 votues.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Pejës është 115 mijë e 679 votues, të cilën mund të votojnë në  24 qendra votimi me gjithsej 132 vendvotime.

Kjo komunë ka një qendër të votimit me kusht me gjithsej dy vendvotime. Kjo  qendër e votimit ndodhet ne hapësirat e universitetit Haxhi Zeka.

Në Pejë ka votuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi,

Radoniqi është personi i parë i cili votoi dhe e hapi këtë proces zgjedhor, të parin të rregullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.

Derisa, Radoniqi ka votuar në Qendrën e Votimit “Lidhja e Prizrenit” në Pejë bëri thirrje për proces zgjedhor të qetë dhe demokratik.

Teksa ftoi qytetarët të votojnë kryesuesi i KQZ-së u shpreh se i gjithë materiali sensitiv dhe jo sensitiv është shpërndarë me kohë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025