Nis testi i arritshmërisë për klasat e nënta
Lexohet për: 1 min.
nxenesit
2 vite më parë
Linku u kopjua

Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot po iu nënshtrohen pjesës së parë të testit të arritshmërisë, i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i cili ka për qëllim të bëjë orientimin e nxënësve për regjistrimin në shkollat e mesme të larta.

Procesi ka filluar në orën 10:00, ku nxënësit do t’i kenë 2 orë në dispozicion për tu përgjigjur në pyetjet e parashtruara.

KosovaPress qëndroi në gjimnazin “Xhedet Doda” dhe “Elena Gjika” ku nxënësit e klasave të nënta të kryeqytetit iu nënshtruan procedurave para se të hynin në test.

Testi i sotëm ka 100 pyetje nga katër lëndë, ndërsa 100 pyetje të tjera nga pesë lëndë të tjera nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë do t’i nënshtrohen më 14 qershor.

Testimi është duke u mbajtur në 176 qendra të testimit në të gjithë vendin, ku të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024