Nis seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin Banjska
Lajme
Lexohet për: 2 min.
seanca Banjska
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar kundër tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

Nën masa të larta të sigurisë janë sjellur në gjykatore të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Milos Deleviq dhe Dusan Maksimoviq të cilët janë në paraburgim nga shtatori i vitit të kaluar.

Në seancën e sotme përgatitore pritet që tre të akuzuarit të deklarohen rreth fajësisë.

Rikujtojmë që kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti në seancën e kaluar të mbajtur më 25 shtator e ka veçuar çështjen për këta tre të akuzuar, ndërsa për gjykimin në mungesë për 42 të akuzuarit tjerë ka dërguar kërkesë në Gjykatën Supreme për mendim juridik nëse mund të aplikohet gjykimi në mungesë për këtë proces gjyqësor.

Lexo po ashtu
Moti sot i vranët
Seanca e kaluar ku pritej të deklaroheshin rreth fajësisë tre të akuzuarit të cilën janë në paraburgim, dështoi pasi mbrojtja kërkoi kohë për përgatitje pasi siç deklaruan kanë marr me vonesë aktakuzën.

Krahas, Blagoje Spasojevic, Milos Delevic dhe Dusan Maksimovic për sulmin terrorist në Banjskë janë të akuzuar edhe 42 të tjerë që janë në arrati.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur më 11 shtator një aktakuzë ndaj 45 personave, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale.

Ata janë arrestuar pas sulmit  në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024