Nis seanca e jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagave, LVV lëshon sallën
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik.

Në sallën plenare të pranishëm nga Lëvizja Vetëvendosje po marrin pjesë vetëm një numër i vogël i deputetëve, raporton KosovaPress.

Paraprakisht, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka debatuar sa i përket përfundimit të seancës së parë dhe nisjes së kësaj të jashtëzakonshme.

Ai kërkoi që seanca të fillojë menjëherë, ndërkaq shefja e deputetëve të shumicës parlamentare tha se e njëjta do të fillojë pas përfundimit të punimeve të seancës së nisur në orën 10:00.

Tahirit i ka dhënë të drejtë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili nisi seancën e jashtëzakonshme. /Sh.Pajaziti/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024