Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e reja parlamentare që mbahen më 9 shkurt 2025.
Gjatë periudhës 29 gusht – 26 dhjetor 2024, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.
-Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;
-Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë;
Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.
Informacionet më të detajuara janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Votuesit > Votimi jashtë Kosovës, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/
KQZ, në një fazë të mëvonshme të procesit zgjedhor, do të publikojë adresat e kutive postare të hapura jashtë Kosovës përmes dhe me lehtësimin e përfaqësive diplomatike.
KQZ inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Kosovë, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.