Me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit nga Zyra Kombëtare e Audtimit, auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se rezultatet e auditimit kanë nxjerrë në pah se edhe më tutje ekzistojnë parregullsi thelbësore në menaxhimin financiar dhe kontrollit.
Spanca tha se krahasuar me vitet e kaluara, situata (gjetjet) janë edhe më e rënduar. Kjo sipas saj, kryesisht nëpër komuna.
Ajo tha se këto mangësi të identifikuara në këto auditime po përsëriten çdo vit.
Gjithashtu, ZKA ka kryer auditimin e performncës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Po ashtu, në kuadër të auditimit të përformances, ZKA ka audituar disa aktivitete të prokurimit që Korporata Energjetike e Kosovës, i ka zhvilluar gjatë viteve 2018-2020.
Në konferencën për media, Spanca theksoi se aktivitetet e prokurimit janë realizuar kryesisht me negocim të çmimit me ç’rast Korporata Energjetike e Kosovës, përveç që nuk ka siguruar transparencë në prokurim, në disa raste ka paguar më shtrenjtë për mallrat dhe shërbimet e blera.
Raportet e kryera të auditimit financiar dhe pajtueshmërisë janë publikuar për komunat: Gjilan, Skenderaj, Vushtrri, Kamenicë, Graçanicë, Zveçan, Shtërpcë, Mitrovice e Jugut, Mitrovicë e Veriut dhe Novo Bërdë. Gjithashtu, një raport është dërguar për Ministrinë e Ekonomisë.
Ndërsa raportet e auditimit të performances janë: njëri për “fushën e prokurimit publik në Korporatën Energjetike te Kosovës” dhe raporti tjetër për “Vlerësimin e nxënësve në testet ndërkombëtare dhe kombëtare”.