Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike ka lancuar programin “Trajner Sportiv”. Ky program është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Në këtë program janë gjithsejtë 47 kandidatë të cilët kryesisht vijnë nga federatat sportive, por edhe nga klubet, të cilët do të hyjnë në histori si gjenerata e parë e cila do ta ndjek programin e edukimit “Trajner Sportiv”.
Nisjen e këtij programi, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi e ka quajtur si hap të madh përpara në zhvillimin e sportit në KosovëNdërsa, drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Sportit, Ibër Alaj, tha se ky program është shumë i qëlluar dhe jep mundësi kuadrit profesional i cili përmes këtij programi të zhvillohet
“I dëshirojmë suksese këtij programi të qëlluar dhe më në fund po zhvillohet një p;rogram për trajnimin e trajnerëve që ka impakt direkt tek zhvillimi i sportistëve dhe të njëjtit i jepet një mundësi që kuadrit profesional i cili përmes këtij programi të zhvillohet dhe konsideroj që është një prej vlerave që Komiteti Olimpik tashmë vetëm po e ngritë cilësinë në organizimin e tij”, tha Alaj.“Meqë është viti i parë, sigurisht që do të ketë sfida, por unë shpresoj që gjithmonë do të ketë risi me programe të reja dhe të gjithë ata trajner të cilët janë paraqitur dhe i inkurajojë federatat trajnerët e rinj të jenë sa më shumë dhe sa më shumë të paraqiten në këtë program sepse iu ndihmon në shumë aspekte”, theksoi Selimi.