Nis lirimi i hapësirave publike në “Pejton”, Rama: Po e pastrojmë kryeqytetin
Lexohet për: 1 min.
perparimRrenimi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka nis të martën lirimin e hapësirave publike në lagjen “Pejton”, përkatësisht në rrugën  "Ukshin Hoti", duke rrënuar kështu objektet pa leje që për një kohë të gjatë kanë shfrytëzuar këto hapësira nga bizneset pa leje.

Drejtues të kësaj komune kanë thënë se ky vendim ka për qëllim të bëjë zgjerimin e rrugës në këtë pjesë dhe të shtojë një korsi të re.

Rrënimin e këtyre objekteve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e quajti këtë si një strategji për të përmirësuar trafikun në kryeqytet.

Ai tha se Prishtina po pëson transformim me pastrimin e objekte pa leje.

Po ashtu, kryetari i Prishtinës tha se asgjë nuk është Prishtina kaotike në aspektin e trafikut sa do të jetë në të ardhmen nëse nuk ndërmerren masa në pjesët rrugore të kryeqytetit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ai po ashtu tha se do të krijohet linja rrugore për autobusë, biçikleta dhe trotinete./A. Drenica/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025