Nis iniciativa për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Nis iniciativa për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Medica Gjakova dhe Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNJ) kanë lansçuar një projekt të ri për mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë.

Iniciativa synon t'u ofrojë atyre mbështetje gjithëpërfshirëse dhe të promovojë drejtësi për ata që ende po luftojnë me pasojat e dhunës së përjetuar gjatë konflitktit të viteve 1998-99.

“Të mbijetuarit/at e dhunës seksuale gjatë konflitktit në Kosovë kanë përjetuar një mori sfidash, përfshirë trauma psikologjike, probleme shëndetësore, dhe përjashtim social dhe ekonomik”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga IHDNJ.

Ky projekt është i mbështetur nga Bashkimi Evropian, përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe synon të ofrojë ndihmë përmes procesit ligjor për kompensim dhe drejtësi, si dhe përmes grupeve mbështetëse për trajtimin e traumave, fuqizimin ekonomik dhe ngritjen e vetëdijes.

Sipas njoftimit vetëm 1 mijë e 650 nga rreth 20 mijë të mbijetuar/a kanë fituar statusin zyrtar si të mbijetuar/a të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në Kosovë.

Projekti  “Vetëdijësim, drejtësi dhe reparacion për të mbijetuarat e dhunës seksuale”, është duke u realizuar në një  periudhë kohore 15-mujore dhe ka si qëllim mbështetje për 40 të mbijetuar/a, përfshirë edhe anëtarët e familjeve të tyre.

“Në vitet 1998-99, rreth 20 mijë persona në Kosovë përjetuan dhunë seksuale. Pas viteve të heshtjes dhe margjinalizimit, vendi ka bërë përparim në njohjen dhe mbështetjen e të mbijetuarve, por ende ka shumë punë për t'u bërë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025