Nikolla: OSBE partner i besueshëm dhe i rëndësishëm për Shqipërinë
Lexohet për: 3 min.
337701421_600684301968777_3580275651973338347_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka pritur sot në një takim pune Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Maria Schmid.

“Gjatë takimit u diskutua për vijimin e bashkëpunimit të sukessshëm, avancimin e reformave, rritjen e besimit publik të institucioneve, dialogun ndërpartiak dhe lirinë e medias si thelbësore për demokracinë, përgatitjën e zgjedhjeve lokale të 14 mnajit dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së veprimtarive parlamentare, modernizimin dhe zbatimin e praktikave inovative në shërbimet parlamentare, monitorimin efektiv të Qeverisë dhe institucioneve, fuqizimin e grave, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës, rritjen e kontributit për mbrojtjen e paqes e të sigurisë etj”, thuhet në njoftim.

Nikolla e ka falenderuar Sekretaren Schmid për kontributin në fuqizimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kuvendit dhe OSBE-së gjatë mandatit të saj dhe vuri në dukje bashkëpunimin shumë të mirë të Kuvendit me Prezencën e OSBE në Tiranë.

“OSBE është një partner i besueshëm dhe i rëndësishëm për Shqipërinë, për institucionet dhe qytetarët. Përvoja e fituar gjatë Presidencës shqiptare të OSBE-së 2020, shërben si një aset i rëndësishëm i këtij partneriteti. Këtë përvojë Shqipëria po e përdor edhe në kontributin si një anëtare jo e përhershme e KS të OKB. Ne do të vijojmë të bashkëpunojmë me OSBE, Asamblenë Parlamentare dhe strukturat ekzekutive, për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e kontributin tonë në shërbim të paqes dhe sigurisë në rajon, kontinent e më gjerë. Ndërkohë, po marrim të gjitha masat për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme vendore në 14 maj.”, theksoi Nikolla.

Bëhet e ditur se Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, informoi mbi punën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore si edhe përgatitjet për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme vendore në 14 maj. Ndërsa Zëvendëskryetari i Kuvendit,  Agron Gjekmarkaj, vuri në dukje disa nga rreziqet e procesit zgjedhor si edhe nevojën thelbësore të zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.

“Sekretarja e Përgjithshme e OSBE, znj. Helga Maria Schmid, falenderoi Kryetaren Nikolla për bashkëpunimin e Shqipërisë dhe të Kuvendit me Organizatën dhe nënvizoi se Presidenca shqiptare e OSBE gjatë vitit 2020 ishte shumë e suksesshme dhe në një vit të vështirë e sfidues. Sekretarja Schmid vlerësoi kontributin e Shqipërisë në KS të OKB për mbështetjen e luftës së Ukrainës dhe mbrojtjen e paqes. Znj. Schmid vlerësoi arritjet në fushën e reformave, sidomos reformës në drejtësi, dhe nënvizoi se dialogu ndërpartiak, liria e medias dhe llogaridhënia e institucioneve janë thelbësorë për demokracinë dhe vuri theksin në përgatitjen për zgjedhjet vendore të 24 majit dhe rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Sekretarja Schmid vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e përfaqësimit dhe fuqizimit të grave dhe theksoi se k  është një model i shkëlqyer edhe për vendet e tjera”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025