Nicole Kidman nderohet me çmim për arritje jetësore
Magazina
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka ndarë sot çmimin për arritje jetësore aktores Nicole Kidman. Në ceremoninë në Hollywood, aktorja amerikane Meryl Streep ia dorëzoi çmimin 56-vjeçares australiane. Në skenë, Kidman nuk i mbajti dot lotët. “Të bësh filma është një privilegj”, tha ajo e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Keith Urban. Çmimi për Arritje të Jetës, i përshkruar nga AFI si "nderimi më i madh në kinemanë amerikane", u është ndarë më parë aktorëve dhe regjisorëve të famshëm si Meryl Streep, Julie Andrews, Denzel Washington, Robert De Niro, Martin Scorsese dhe Steven Spielberg.

A duhet të themelohet Asociacioni nga Qeveria Kurti?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
501
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024