Ngritja e flamurit shqiptar, Ragmi Mustafi dënohet për herë të pestë nga Serbia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
g4g4
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është dënuar për herë të pestë nga Prokuroria e Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky është një absurd dhe përndjekje e hapur ndaj simbolit kombëtar shqiptar, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për përndjekje politike, me qëllim frikësimin dhe censurimin e atyre që shprehin hapur identitetin e tyre kombëtar.

“Ky akt është presion kundër të ndryshmes dhe intolerancës ndaj të tjerëve, një qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nuk është vetëm te flamuri, por liria jonë e shprehjes, e drejta për të ekzistuar dhe për t’u identifikuar si shqiptarë. Fakti që një veprim simbolik si ky, trajtohet ende me ndjekje kundërvajtjeje tregon se sa larg ka shkuar kjo fushatë ndaj të drejtave tona. Kjo është përpjekje për të dobësuar kauzën tonë për identitet dhe dinjitet. Lufta jonë për të drejtat tona vazhdon, pa marrë parasysh pengesat apo presionet që na bëhen”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024