Ngritët aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për korrupsion
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtatë të pandehurve, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale korrupsion.
Sipas Prokurorisë, për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë dhe Falsifikim i Dokumenteve.
“Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë dhe Falsifikim i Dokumenteve. Për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i Dokumenteve. Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrim dhe Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe veprën penale në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shmangie nga Tatimi. Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin”, thuhet në komunikatë.