Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte ndaj shqiptarëve
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, ndaj të pandehurve D.M dhe Z.K., të nacionalitet serb.

Z.K dhe D.K., gjatë kohës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serbë, të veshur me uniformë të policisë dhe të armatosur, me vetëdije dhe qëllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave të eprorëve të tyre, kanë marrë pjesë direkt në sulmin kundër popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Më këtë në bashkëkryerje Z.K. dhe D.K., kanë kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile dhe krimet e luftës.  Dy të akuzuarit nga shtatori i vitit 2023, gjenden në masën e paraburgimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024