Ngrihet aktakuzë ndaj 27 personave për kontrabandim të 700 migrantëve kryesisht sirianë
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër 27 të pandehurve për veprën penale  kontrabandim i migrantëve, kryesisht të shtetasve sirianë.

Në njoftim thuhet se personat e pandehur janë me inicialet M.A, A.A, M.S, A.H, L.H, M.A, L.U, SH.M, A.K, F.S, L.S, A.S, B.A, E.A, U.E, B.G, F.G, N.B, Q.S, N.T, G.K, B.U, E.B, B.B, F.I, A.I, dhe  L.Z.

Të pandehurit në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim në mes vete, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, kryesisht shtetasve sirianë, ku u është mundësuar më shumë se 700 personave kalimi nga Shqipëria përmes Kosovës dhe kalimin e tyre në Serbi, e që për qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024