Ngrihet aktakuzë kundër 15 personave për rastin “Subvencionet II’’
Lexohet për: 1 min.
Prokuroria Speciale e Kosoves
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër pesëmbëdhjetë të akuzuarve për rastin “Subvencionet II”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve si persona zyrtar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve në mënyrë të kundërligjshme për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Të pandehurit L.S dhe B.M, dyshohen për veprën penale marrje ryshfeti në bashkëkryerje.

Të pandehurit S.SH dhe B.N, dyshohen për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, D.D, R.Z, H.M, S.B, H.M, P.K, dyshohen për veprën penale dhënie e ryshfetit’’.

I pandehuri B.B, dyshohet për veprën penale ushtrim i ndikimit, ndërkaq, të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, R.Z, H.M, dyshohen për veprën penale mashtrim me subvencione.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025