Ngjarjet për datën 1 mars
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora  11:00)

Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

HANDIKOS do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës. (Aktiviteti nis prej orës 13:30, nga objekti i vjetër i komunës së Prishtinës)

KIPRED prezanton punimin e politikave “Ndikimi i Rusisë në Dialogun Kosovë – Serbi të Ndihmuar nga BE-ja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13.30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në bashkëpunim me Forumin Intelektual - Evropa 2023, organizojnë tryezën me temë “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 14:00)

Publikohet libri “Thi sis a mirror” i autores Likana Cana. (Autostrada Hangar, Parku i Trajnimit dhe Inovacionit, Prizren, ora 20:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025