Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për media mbi ecurinë e punës në terren për regjistrimin e popullsisë. (Agjencia e Statistikave të Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)
Gjykata Kushtetuese do të organizojë aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, në shënim të Ditës së Kushtetutës. (Vizitat e qytetarëve në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese bëhen nga ora 10:00-14:00)Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup organizon homazh. Pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, dhe kryetari i Hanit të Elezit. (Qendra Memoriale “Bllaca ‘99” Hani i Elezit, ora 11:00)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temën “Tri vjet qeverisje Kurti 2: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e tretë?” (Zyra e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Prishtinë përballë Kino ABC, hyrja ngjitur me qendrën Orion, kati i dytë, ora 11:00)
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon konferencë për media për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit me temën “Shëndeti im, e drejta ime“. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, amfiteatri, kati tre, Prishtinë, ora 11.00)
Komisioni Parlamentar për Media mban dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Salla e Kuvendit Komunal Prizren, ora 13:00)