Kryetari i Prishtinës Përparim Rama prezanton punën dhe projektet që janë duke u realizuar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit. (Kinemaja Armata, Prishtinë, ora 09:00-16:00)
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton disa projektligje, si ai për noterinë, Këshillin Prokurorial të Kosovës, ai për rrugët, Këshillin e Sigurisë dhe zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë komunën e Drenasit. (Drenas, ora 11:00, pas takimit me kryetarin Ramiz Lladrovci do të ketë deklarime për media)
Në respekt të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, mbahet mbledhja komemorative dhe homazhe. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet ceremonia mortore e Rexhep Ferrit. (Varrezat e Prishtinës, ora 13:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton disa projektligje, për noterinë, Këshillin Prokurorial, rrugët, Këshillin e Sigurisë së Kosovës, zyrtarët publikë dhe Komisionin e Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencë për media në lidhje me tri koncertet e organizuara për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës. (Salla e Madhe Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë, ora 17:00)