Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi voton në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Pas votimit, ai do të japë deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit, ora 07:00)
KQZ mban konferencën e parë, njofton për fillimin e procesit të votimit. (KQZ, ora 08:00)
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, voton në Fakultetin Juridik. (Fakluteti Juridik, ora 09:30)
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, voton në Gjakovë. (Shkolla “Fehmi Agani”, në Gjakovë, ora 10:00).KQZ mban konferencën e dytë, njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor. (KQZ, ora 11:30)
KQZ mban konferencën e tretë, njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë. (KQZ, ora 15:30)
Konferenca e parë e DnV-së, njoftim fillestar mbi vëzhgimin e procesit zgjedhor dhe hapjen e qendrave të votimit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:00)
Konferenca e tretë e DnV-së, publikohen të dhënat e përditësuara mbi procesin zgjedhor dhe ecurinë e votimit deri në këtë orë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 18:00)
Konferenca e katërt e DnV-së, njoftim për përfundimin e procesit të votimit dhe të gjeturat kryesore nga vëzhgimi gjatë ditës së zgjedhjeve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 20:30)