Shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” organizon "Konferencën e Mjedrës në Kosovë”. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Emerald”, salla Bethoven, Prishtinë, ora 08:30)
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:00)Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së garancisë me Agjencinë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)
Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion 2023, INPO organizon tryezën e rrumbullakët “Shqyrtimi i korrupsionit në Prokurimin Publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Fushë Kosovës hap ekspozitën “Kosova në harta”. (Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, Fushë Kosovë, ora 11:00)
Vendoset gurthemeli për ndërtimin e QKMF-së. (Obiliq, ora 11:00)
Inaugurohet objekti i rinovuar i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shupkovc të Mitrovicës. (Ora 11:30)
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme mbi propozim-vendimin për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023. (Salla e Kuvendit Komunal Prishtinë, ora 15:00)
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhjen e radhës, ku do të dilet me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e asociacionit. (Selia e AAK-së, Prishtinë, ora 17:00)