Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 59. (Salla e konferencave – hoteli “Grand” Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni merr pjesë në funksionalizimin e Tregut të Gjelbër. (Gjilan, ora 12:00)
Agjenda e vizitës në Kosovë të shefit të futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban:
10:45 – Takimi me kryetarin Përparim Rama në Komunën e Prishtinës
11:30 – Takimi me Komitetin Ekzekutiv në selinë e FFK-së
16:00 – Ndeshja Kosovë-Itali (Kualifikimet e Evropianit U17) - Stadiumi “Fadil Vokrri”.
Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku pret në takim Greet Flore, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli. (Zyrat e Byrosë së Sigurimit, rruga "Lidhja e Pejës", p.n. , ora 11:00)
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)
Organizohet mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e profesoreshës doktor Shqiponja Isufit. (Salla e Teatrit të Qytetit, Prishtinë, ora 13:00)