Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Gjykimi brenda afatit të arsyeshëm” (Problemet kushtetuese të Projektligjit aktual). (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00 – 11:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, interviston dëshmitarin Behar Isma nga MPJD.(Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Organizata ETEA publikon “Raportin analitik mbi Provimin e Maturës Shtetërore”. (Zyrat e organizatës ETEA objekti i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” lagjja “Dardania” Prishtinë, ora 11:00)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri Xhafer Tahiri mban konferencë për medie mbi të gjeturat e raportit të auditimit të ZKA për Komunën e Vushtrrisë. (Zyrat e LDK-së Vushtrri, ora 12:00)
Me rastin e 34-vjetorit të okupimit të RTP-së mbahet konferencë për media. (Para Pallatit të Radiotelevizionit të Prishtinës, rr. Nënë Tereza, Prishtinë, ora 15:15)