Ngjarjet e datës 4 tetor
Lexohet për: 2 min.
KosovaPress-7
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me delegacionin e administratës së Parlamentit të Austrisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 08:30)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takim me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë – Prizren, ora 09:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditorit të përgjithshëm për raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës 2021. Të ftuar: ministri i Financave Hekuran Murati dhe auditorja e përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës shënon Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve. (Pylli i Arinjve Prishtinë, fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)

Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese do të shfaqet filmi “ Sffaragette”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim  Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 12:00)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, viziton Portin e Durrësit.(Ora 12:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, seksioni i arteve, paraqet botimin “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare” nga Vasil Tote. (Salla e akademisë Prishtinë, ora 12:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025