Vazhdon procesi i gjykimit në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë ora 09:00-16:30)
Mbahet Konferenca “Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirjes”. Konferenca do të përfshijë një prezantim mbi Planin e ri Kombëtar të Veprimit për komunitetet LGBTIQ+. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, 10:00)Nis edicioni i dytë i “DigiCamp 2024” me temën “Ndërveprimi në mes individit dhe qeverisë si hap drejt së ardhmes”. Në mesin e pjesëmarrësve, prezent do të jetë dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Innovation and Training Park (ITP) në Prizren, ora 10:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit. Do të organizohen aktivitete sportive në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. (Ora 10:00)
Bëhet lansimi zyrtar i projektit inovativ HybridLAB - "Kundër Narrativeve të Dezinformimit përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperiencial", i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. (Biblioteka Hivzi Sylejmani, Rruga UÇK, nr. 10, Prishtinë, ora 11:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit bën mbjelljen e pemës olimpike 2024. Pema do të mbillet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. (Aktiviteti organizohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 13:30 deri në 14:30)