Ngjarjet e datës 30 prill
Lexohet për: 4 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë. (Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë, ora 08:30)

Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Kuvendi Komunal në Deçan mban mbledhjen e rregullt. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të vdekjes së ish-deputetit Ali Lajçi. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:30)

Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

Në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi. (Holli i Kuvendit, nga ora 10:00 – 12:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Draft-Kodit të sjelljes së deputetëve të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024, si dhe shqyrton në parim i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës dhe diskuton: Mjeksia e Punës, të arriturat dhe sfidat. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me propozim amendamente për Projektligjin Nr. 08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 12:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban diskutim në Komision lidhur me çështjen e rritjes së numrit të prokurorëve që do të mirren me krime të luftës  dhe krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e ftuar: Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtësisë dhe Ardian Hajdaraj - Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe me Sindikatën e Bashkuar, të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, me përkrahje të Programit për Angazhim Qytetar publikojnë: “Doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme”.(Hotel “Sirius”, ora 13:30)

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, organizojnë ceremoninë shënuese për marrjen e vlerësimit të parë kreditor në historinë e Kosovës, vlerësim ky që do të shërbejë si pasaportë e Kosovës në tërheqjen e investimeve të huaja. Kjo ceremoni organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me USAID. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, ora 14:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës përcakton listen e dokumentacionit dhe diskuton për angazhimin e ekspertëve, si dhe shqyrton kërkesën për ndarjen e buxhetit të komisionit hetimor. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 15:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Akademinë përkujtimore për ish-deputetin Ali Lajçi. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 16:00)

Agjencia e Qeverisë Amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit dhe Qeveria e Kosovës, lansojnë programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të enërgjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e enërgjisë në Kosovë. Në ceremoninë e nënshkrimit të hyrjes në fuqi të projektit Kompakt, do të flasin:presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Zëvendës President i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford. ( Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)

Mbahet event për themelimin e Fondacionit Team Rijad, një fondacion i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara. (Klan Arena, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024