Ngjarjet e datës 29 shtator
Lexohet për: 2 min.
Njoftimet
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mbahet Simpoziumi për shërbimet ndërkombëtare shëndetësore. (Hotel “Emerald”, ora 9:00)

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2023, KOK organizon "Forumi për Sportin". (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Punëtorët shëndetësor të Klinikës së Kardiologjisë protestojnë për të shprehur pakënaqësi në lidhje me menaxhmentin e kësaj Klinike. (Oborri i Klinikës së Kardiologjisë, ora 10:00)

Komuna e Prishtinës nis aksioni “Clean Up” për pastrimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjellja e pemëve. Merr pjesë nënkryetari Alban Zogaj. (Pllatoja te Banesat e Bardha në afërsi të shkollës “Iliria”, ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Turizmit me aktivitete të ndryshme. (Restorant “Belle Resort”, Belle – Deçan, ora 11:00)

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës shënon “Java e Ndërmjetësimit” në Kosovë. (Sheshet kreysore të qyteteve: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, ora 11:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshëm për shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka. (KPK, ora 12:00)

Publikohet raporti “Raport Vlerësimi mbi Aplikimin e Drejtësisë Procedurale në Gjykatat Themelore nga 2021-2023: Një analizë krahasuese”. Tryeza mbledh kryetarë dhe administratorë të Gjykatave Themelore në Prishtinë, Gjyqtarë mbikëqyrës dhe ndihmës-administratorë të degëve të gjykatave respektive, si dhe akterë të tjerë shoqërorë.  (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:30)

Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), mban konferencë për media, në të cilën do të publikohet raporti i anulimit të tenderëve të komunave për vitin 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 14:00).

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrin Hysen Durmishi, mbajnë konferencë për media, me rastin e hapjes së procedurës së prokurimit për Projektin e Ndërtimit të Urës së Rogovës së Hasit. (Ura e Rogovës, fshati Rogovë, 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024