Agjenda e Samitit rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës në Tiranë, e cila ka në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së:
-Arritja e liderëve. (Pallati i Kongreseve Tiranë, ora 09:30)
-Fotot familjare. (Ora 10:45)
-Firmosja e marrëveshjes. (Ora 12:00)
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mban seminarin rajonal "Drejt cilësisë më të mirë të ajrit dhe kontrollit të emisioneve”, organizuar në kuadër të projektit të JICA-s "Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit - Faza 2". (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 9:00 - 16:00)
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite organizojnë Forumin Ekonomik B2B. (Klan Arena Prishtinë, ora 09:30)
Komisioni për Legjislacion shqyrton propozimet për anëtarë të Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)
Kolektivi Marshojmë S’festojmë organizon aksion protestues lidhur me reagimet kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor. (Te hyrja Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)
Organizata INPO në partneritet me Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizjen FOL organizojnë tryezën e diskutimit “Çka po ndodh me Projektligjin për Prokurimin Publik?” (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00 – 12:00)
Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit të Komunës Deçan, ora 10:00)
Dhomat e Specializuara të Kosovës do të organizojnë një takim të shkurtër informues dhe përditësues, pa raportim. (Europe House Prishtinë, ora 10:30-12:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon seminar për rolin e zyrtarit për integritet në sport. Ligjëruese janë Anastasiya Khomutova nga Anglia dhe Lucy Trochet nga Zvicra. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 13:00)