Ngjarjet e datës 29 gusht
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Njoftimet
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Këshillit Gjyqësor, ora 08:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB 2024). (ish-Pallati i Mediave - “Rilindja” (Objekti i ri qeveritar), ora 09:00)

Instituti GAP dhe Helvetas/projekti DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia,  organizojnë tryezën e diskutimit ku do të prezantohet analiza “Planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2025”.(Hotel “Emerald”Prishtinë, ora 10:00)


Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, mbahet tryezë dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë ZKM, Salla P38, ora 11:00)

Komuna e Prishtinës mban ceremoninë e shënimit të 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë të kryesuar nga Bob Dole. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, 15:00)

Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin pas takimeve zyrtare në Prishtinë, do të mbajë një konferencë për media. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024