Ministria e Mbrojtjes e Kosovës mban konferencën e fundvitit për media. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)
Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shpalosin gjetjet e raportit “Mes ambicies dhe realitetit: formimi i ndërmarrjeve të reja publike lokale në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) prezanton rezultatet dhe zhvillimet e ATK-së. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori ekzekutiv i ATK-së Ilir Murtezaj. (Zyra qendrore e ATK-së, këndi i rrugëve “Bill Klinton” dhe “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë, ora 10:00)
Komuna e Shtimes përuron Rrugën e Transitit. Merr pjesë edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu. (Ora 10:00)
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) bën prezantimin vjetor për 2023. (BQK, Prishtinë, ora 10:30)
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci prezanton punën njëvjeçare të MASHTI-t. (MASHTI, kati i parë, Prishtinë, ora 11:00)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, Prishtinë, ora 12:00)
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, mban konferencën përmbyllëse të vitit. (Holli i MINT-it, Prishtinë, ora 13:00)
Komuna e Shtimes mban takim publik me qytetarë. (Salla e Kuvendit të Komunës së Shtimes, kati i dytë, ora 15:00)