Komisioni Women and Sport i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave mesdhetare ndodhet në Kosovë. I pranishëm edhe Lakovos Filipoussis, sekretar i përgjithshëm i ICMG. (Takim në zyrat e KOK-ut, ora 9:00)
Mbledhje e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Në rend dite: Lista e pronave të paluajtshme të Komunës për dhënie në shfrytëzim, Draft-rregulllorja për taksë komunale etj. (Salla e Kuvendit të Komunës në Deçan, ora 10:00)
Rivarosen mbetjet mortore të tre të zhdukurve të luftës: Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi.
11:30 - 12:30 Homazhe në Shtëpinë e kulturës "Jehona e Dukagjinit" në Klinë
14:00 - Rivarrimi në Varrezat e dëshmorëve, Kodra e Kuqe - Zajm, Klinë
Homazhe në 6 -vjetorin e vrasjes të heroit Qerim Kelmendi (Memoriali i varrezave të dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit, ora 12:00)